Hapi i parë është të ngrohni furrën në 180-200 gradë, në varësi të sobës suaj.
Në një tas të madh hidhni mishin e grirë dhe me lugë druri përpiquni ta ndani në pjesë sa më të vogla.
Shtoni më pas bukën e thekur të thërrmuar, vezën, hudhrën e grirë, kripë, piper, 2 lugë gjelle me qumësht, qepën dhe punojeni sa të lidhen përbërësit.
Me një lugë gjelle jepini përzierjes me mish, formën e qofteve të vogla të rrumbullakëta.
Merrni një tavë dhe vendosini qoftet njëra pas tjetrës me pak largësi mes tyre.
Futini për t’i pjekur për 15 minuta ose derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.
Pasi të jenë pjekur lërini mënjanë, ndërkohë përgatisni jufkat dhe salcën me qumësht.Në një tigan të madh shkrini gjalpin në zjarr mesatar.
Shtoni miellin dhe hudhrën e grirë dhe kaurdisini për 1-2 minuta.
Shtoni lëngun e mishit të pulës, salcën e kosit dhe qumështin në tigan dhe përzjejeni derisa salca të trashet.
Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe djathë të bardhë për një shije më të mirë.
Sapo të fillojë të mpikset uleni flakën e zjarrit dhe lëreni të ziejë edh për 2 minuta të tjera.
Ndërkohë keni vënë në zjarr një tenxhere me ujë për jufkat.
Kur uji të valojë, hidhni brenda jufkat dhe lërini sa të zbuten, por jo plotësisht.
Kullojini dhe hidhini në një tave të lyer mirë me vaj ulliri.
Mbulojini me salcën që përgatitët dhe në fund vendosni edhe qoftet.
Futini në furrë për 10-15 minuta ose derisa jufkat të kenë thithur lëngun e salcës dhe tava ka marrë një ngjyrë të bkur të artë.
Lëreni të ftohen pak, dhe shërbejini të ngrohta duk i shoqëruar me sallata të freskëta.
Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…
Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të 2020…
Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…
Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…
I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…
Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…
This website uses cookies.