Junajtid-Rejnxhërs në RTSH 1 HD/ Mançesteri kujton me ankth vizitën e fundit të fqinjve skocezë
Rejnxhërsi i Nedim Bajarmit viziton sot në mbrëmje Mançesterin pasi në program është dueli i vlefshëm për Ligën e Europën përballë Junajtidit të Ruben Amorim.
Takimi në fjalë, i cili do të transmetohet në RTSH 1 HD, është njëri prej atyre që nuk duhen humbur pasi ka mjaft hisotri brenda.
Plot 17 vite më parë Rejnxhërs ka luajtur në “Old Trafford” finalen e Kupës UEFA përballë Zenitit të Shën Pjetërburgut. Në atë takim skuadra ruse arriti të shënonte dy gola duke ngritur lart trofeun ndërsa kujtimet për qytetin e Mançesterit nuk janë aspak pozitive. Tifozët e Rejnxhërs në qytet ishin mbi 100.000 mijë ndërsa ata të pajiusr me biletë vetëm 10 mijë. Për qytetin ajo finale ishte një makth i vërtetë pasi tifozët skocezë përmbysën Mnaçetserin duke e kthyer në një qytet kaotik, ku forcat e rendit morën kontrollin e situatës vetëm një ditë më pas.