Lajme

“Junior Fest 2024” – Drejtori muzikor: Risia këtë vit, pjesëmarrja e konkurrentëve djem

“Junior Fest 2024” ka nisur numërimin mbrapsht deri në mbajtjen e natës finale më 27 shtator. Emocionet janë në rritje jo vetëm për fëmijët por për të gjithë drejtuesit dhe organizatorët që janë pjesë e realizmit të këtij festivali, ekskluzivitet i RTSH-së.

Punimet janë në detajet e fundit teknike dhe audios, ku gjithçka do të jetë gati për të pritur 18 talentet e reja në skenë.

Në një intervistë për RTSH24, drejtori muzikor i këtij festivali Klodian Qafoku tha se risia këtë vit është se për herë të parë konkurrojnë 3 djem, ndërsa vitet e tjera ka pasur vetëm konkurrente vajza.

Qafoku tha se ka diversitete në stilet muzikore dhe se ditën e nesërme do të bëhet prova gjenerale në Sallën e Orkestrës Simfonike të RTSH.

“Na ndajnë dhe dy ditë, këtu në studioi ku bëhet transmetimi live dhe çdo gjë është në fazat e fundit të përgatitjeve të simfonisë, audios dhe pasdite do kemi një provë teknike dhe gjithçka është live. Nesër do bëhet prova gjenerale për të parë gjithçka në detajet më të vogla. Sivjet për herë të parë na vijnë 3 djem konkurrent. Herët e tjera ka patur vetëm vajza. Kemi diversitet të stileve të këngës dhe shpresoj që të fitoj më i miri”, tha Qafoku.

“Junior Fest 2024” për drejtorin muzikor do të jetë një trampolinë e mirë në karrierën e fëmijëve për të kaluar në Festivalin e Këngës apo edhe në kompeticione të tjera.

“Ky festival është simotër e Festivalit të Këngës dhe vështirësitë janë thuajse njësoj. Ky festival do i shërbejë karrierës së të rinjve për të ardhmen e tyre” u shpreh Qafoku.

Nata finale e “Junior Fest 2024” do të zhvillohet në Sallën e Orkestrës Simfonike të RTSH, ku detajet e fundit të skenografisë po vihen në vendin e tyre. Në skenë krahas 18 finalistëve do të performojnë edhe të ftuar specialë, ndërsa surprizat do të jenë të shumta. Krahas Çmimit të Madh do të ketë edhe çmime të tjera, që do të jepen nga një juri profesioniste prej 5 anëtarësh.

“Junior Fest 2024” do të mbahet më 27 shtator, ku finalisti do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision” që do të mbahet në Madrid të Spanjës më 16 nëntor. “Junior Fest 2024” do të transmetohet në RTSH1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kërkohet  një pallat kulture – Treva e Malësisë së Madhe ndër vite ka nxjerrë emra të shquar të folklorit

Malësia e Madhe është një trevë e pasur me bukuri natyrore dhe vlera të trashëgimisë…

2 hours ago

Rrebesh shiu dhe ere në Shkodër – Për rreth 3 orë qyteti dhe disa fshatra u përballën me situatë të pazakontë moti

Një rrebesh i fortë shiu, i shoqëruar edhe me erë, ka sjellë prani uji në…

2 hours ago

Reshjet sjellin prurje të shumta  – Rritet niveli i lumit Kir, banorët: Punë e mirë që u ndërtua argjinatura

Rrebeshet e shiut për rreth 4 orë pa pushim gjatë natës dhe prurjet e shumta…

2 hours ago

Vllaznia, një muaj jashtë “Loro Boriçit” – Përgjegjësi i stadiumit, Kraja sqaron procedurën e rimbjelljes së barit

Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë për rreth një muaj i mbyllur, pasi tapeti i…

2 hours ago

“Java sportive” në Shtëpinë e të Moshuarve – Mbyllet aktiviteti tre ditor i organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”

U zhvillua sot dita e tretë dhe përmbyllëse e aktivitetit sportiv në kuadër të javës…

2 hours ago

Roma-Bilbao në RTSH: Mungon Pellegrini, formacionet e mundshme

Starton sot formati i ri i Europa League, ndërsa nesër në ekranin e Radio Televizionit…

2 hours ago

This website uses cookies.