“Junior Fest Albania 2024” – Përzgjidhen 18 këngët finaliste, nata magjike më 27 shtator

“Junior Fest Albania 2024”, një ekskluzivitet i RTSH, ka përzgjedhur 18 finalistët e saj. Pas një pune të madhe për promovimin e talenteve të reja nga mosha 9 deri në 14 vjeç, juria e “Junior Fest Albania 2024” ka përzgjedhur 18 këngët që do të vijojnë garën në natën magjike finale më 27 shtator.

Prej shumë vitesh ky festival ka nxjerrë në skenë shumë artistë të rinj e të talentuar, duke dhuruar emocione dhe spektakël.

Edhe këtë vit  RTSH do të sjellë një mbrëmje magjike më 27 shtator, ku kënga do të jetë kryefjala. Nata finale do të jetë plot surpriza me të ftuar special ku do të përzgjidhet edhe kënga fituese që do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Junior 2024 që do të zhvillohet më 16 nëntor në Madrit të Spanjës.

“Junior Fest Albania 2024” është një Festival Mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU.

Lista e 18 këngëve të përzgjedhura nga juria për natën finale të “Junior Fest Albania 2024”

“Hapat” – Ema Deda

“Dua të këndoj”- Kejsi Xheladini

“Ti më sjell fat” – Eden Dami

“Reale” – Ami Kokurti

“Me lajka” – Elora Tahitri

“Jemi njësoj” –  Doris Canaj

“Ëndrra në detin blu” –  Arbëri Dajko

“S’ka problem” – Gjon Gjipali

“Nuk do ndalem” – Marina Daka

“Vallëzoj” –  Nikol Çabeli

“Një këngë për ty” – Klejda Bashota

“Medaljon” – Hana Lamaj

“Se jemi ne” – Boris Metaj

“Flutura prej letre” – Gedis Germani

“Mama” – Kejt Hitaj

“Ëndërrojnë” – Armina Kajnozi

“Party” – Kristel Xhafka

“Thirrja e Tokës” –  David Kerri

/rtsh.al/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.