Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, në prag të shpalljes së kandidaturave
Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, për veprat më të mira të vitit, në gjininë e poezisë, prozës, përkthimit, letërsisë për fëmijë, tregimit dhe librit studimor është drejt fazës përmbyllëse të një procesi me rëndësi për skenën letrare shqiptare.
Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë kryesohet nga Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja dhe anëtarë: përkthyesja Saverina Pasho, studiuesi prof. Shezai Rrokaj, gazetarja e kulturës, Aida Tuci si dhe shkrimtarja e përkthyesja Mimoza Hysa.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bëri me dije se gjatë javës së parë të muajit dhjetor, do të bëhen publikë 5 kandidaturat për çdo kategori në garë.