Juventus dhe Bolonja “luftë” në merkato për Mitajn
Juventusi kërkon që ti dhurojë trajnerit Thiago Motta një mbrojtës krahu dhe objektivi kryesor i bardhezinjve është mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj.
E përditshmja “Tuttosport” shkruan se Juventusi ka kohë që ndjek me vëmendje profilin e Mario Mitajt, anësorit shqiptar që luan me Lokomotivën e Moskës.
20-vjeçari Mitaj ndërthur një fazë të mirë mbrojtëse me një fleksibilitet të theksuar taktik që e bën atë një element veçanërisht interesant. Nuk është rastësi që lojtari ka hapur një derbi në distancë mes Juventusit dhe Bolonjës, që gjithashtu pëlqen Mitajn sepse e sheh si një mbrojtës me një të ardhme interesante.