Juventus kërkon Tiago Mota-n
Tiago Mota, trajneri aktual i Bolonjas, është kandidati numër një për pankinën e Juventus. Kjo në rast të një lamtumire të Maksimiljano Alegrit. Ish-mesfushori i Interit dhe Xhenovës pëlqehet shumë nga Xhiuntoli, por, sikurse raporton Footmercato, nuk parashikohet një lamtumirë e tij nga Bolonja në verë.
41-vjeçari i lindur në Brazil është duke vlerësuar të qëndrojë tek Bolonja, gjithnjë nëse kjo skuadër do të kualifiohet për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve. Aktualisht Bolonja ndodhet në vendin e katërt në renditje me 54 pikë në 29 javë kjo pas 15 fitoresh, 9 barazimesh dhe 5 humbjesh, E kualifikuar për në raundin gjysmëfinal të Kupës së Italisë, atje ku do të përballet me Atalantan në ndeshjen dyshe. Dhe për më tepër vjen nga fitorja kur, dhe përpara se të ndërpritej kampionati për shkak të kombëtareve, gjeti suksesin në transfertën e Empolit, 1-0.
Bolonja aktuale ndodhet pesë pikë larg vendit të tretë, që mbahet nga Juventus. Bardhezinjtë e kërkojnë, por Tiago Mota kërkon të provojë gjithçka me Bolonjan në një sezon fantastik 2023-2024.