Ka fituar gjithçka me ekipin e femrave, Barcelona synon t’i besojë stolin
Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja në lidhje me trajnerin e ardhshëm të Barcelonës. Në pritje të lajmeve zyrtare për konfirmimin gjithnjë e më të pakët të Xavi-t, fjalët e të cilit në lidhje me vështirësitë ekonomike të klubit kanë mërzitur Laportën, El Chiringuito TV ka zbuluar idenë e drejtuesve katalanas për të promovuar trajnerin e ekipit të femrave Blaugrana, Jonatan Giraldez.
Duke udhëhequr ekipin e Barçës për femra që nga viti 2021, trajneri 32-vjeçar ka grumbulluar tituj në vitet e fundit si në Spanjë ashtu edhe në Evropë, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve dhe duke nxitur idenë për ta vendosur atë në stolin e meshkujve në vend të Xavit.
Një ide edhe më e bujshme, sepse ndërkohë Giraldez është zyrtarizuar tashmë nga Washington Spirit dhe Barcelona do të ishte e gatshme të prishte marrëveshjen me klubin amerikan për ta pasur në dispozicion.