Ka shkëlqyer me Lille, Zhegrova përzgjidhet në “Skuadrën e Vitit”

Ylli i Lille, futbollisti kosovar Edon Zhegrova është përfshirë në ekipin më të mirë të vitit 2024 në kampionatin francez të përzgjedhur nga prestigjiozja “L’Equipe”.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme gjatë gjithë vitit 2024 me Lille, duke fituar vendin e tij në mesin e gjigantëve të futbollit si Kylian Mbappé, Marquinhos dhe Achraf Hakimi.
Zhegrova e ndau këtë arritje të rëndësishme me ndjekësit e tij në Instagram, duke postuar një “InstaStory” me mbishkrimin: “Pjesë e Ekipit të Vitit nga L’Equipe”.
Kjo mirënjohje është një nder i madh për Zhegrovën dhe futbollin kosovar, duke e çimentuar statusin e tij në mesin e lojtarëve elitarë të futbollit francez.