“Ka vojte o Malësi e Madhe, ka vete o shqipëtar”, libri me autor Lulash Palushaj trajton plagën aktuale të emigrimit

Plaga e emigrimit vjen e përmbledhur në librin “Ka vojte o Malësi e Madhe, ka vete o shqipëtar”, që ka për autor Lulash Palushaj nga treva e Malësisë së Tuzit. Libri i promovuar në Malësi të Madhe ,në praninë e personaliteteve të jetës politike, kulturore dhe shkrimtarëve, fokusohet në historinë, kulturën dhe traditën e malësorëve, njëkohësisht trajton temën aktuale të emigrimit.
Lulash Palushaj njihet për kontributin e tij në fushën e edukimit dhe publicistikës.