Kabllot e internetit shqetësim për qytetarët, firmat private kanë nisur punën për largimin e kabllove nga fasadat
Ndërsa reabilitimi i fasadave të pallateve në qendër të qytetit po shkon drejt përfundimit, një problem shqetësues vijon të jetë prezent prej shumë kohësh pranë këtyre ndërtesave.
Kabllot e internetit qëndrojën të varura duke krijuar problem edhe në lëvizjen e qytetarëve, pasi ato qëndrojë shumë pranë tokës.
Qytetarët prej kohësh kanë bërë kërkesë për largimin e tyre, pasi jo vetëm krijojnë një pamje të shëmtuar, por shpesh herë bëhen edhe pengesë për levizjen e kalimtarëve.
Ndërkohë, diten e sotme, duket se firmat private të internetit kanë nisur punën për largimin e kabllove nga fasadat dhe sistemimin e tyre.
Kjo nderhyrje pritet të shërbejë edhe për një pamje më estetike të këtyre pallateve, të cilat u rikonstruktuan vetëm pak kohë më parë.