Kabllot e internetit të varuara kudo nëpër Shkodër janë një problem jo vetëm estetik, por dhe i rrezikshëm për banorët. Prej disa ditësh, Bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë nisur sistemimin e kabllove pranë pallateve, që i janë nënshtruar procesit të restaurimit të fasadave.
Nga ana e Bashkisë Shkodër i është kërkuar të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbim interneti, saktësisht 26 të tillave, që të bëjnë vetë brenda datës 15/08/2024, heqjen e linjave kabllore ajrore për të cilat nuk janë paisur me lejen përkatëse, si edhe atyre ekzistuese jashtë funksionit.
“Fatkeqësisht raste të tilla abuzimi nuk janë të pakta e në çdo rast shkeljeje, Bashkia do të ndërhyjë duke shkëputur linjat e duke ndëshkuar me forcën që jep ligji”,- thotë në deklaratën e saj Bashkia e Shkodrës.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…
Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…
Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…
Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…
Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…
This website uses cookies.