Kabllot si “rrjetë merimangash” / Mungon sistemimi i rrjetit të kabllove në Shkodër

kabllot si marimangw
Kjo është pamja që të ofrohet në lagjen “Parrucë” të Shkodrës.
Kabllot dhe telat e shërbimeve telefonike, të internetit, apo edhe të energjisë elektrike janë kthyer në shqetësim për banorët, pasi nuk janë të sistemuara.
Në këtë zonë kabllot janë të varur në muret e pallateve dhe ngjasojnë me rrjetat e merimangave.
Qytetarët kërkojnë që të ndërhyet sa më parë për sistemimin e tyre.
Kjo problematikë vërehet edhe në disa zona të tjera të qytetit ku kompanitë që kanë bërë instalimet nuk i kanë sistemuar kabllot, duke krijuar një pamje të shëmtuar për qytetin.