Kabllot si rrjetë merimangash / Rrugët pushtohen nga telat e varur duke u kthyer në rrezik
Kjo është panorama e cila ofrohet në pjesën më të madhe të pallateve dhe shtyllave elektrike në Shkodër. Menaxherët e kompanive të internetit vijojnë ende të mos zbatojnë vendimin që AKEP nxori 9 vite më parë.Vendimi i Rregullatorit të Telekomunikacioneve (APEK) për të mos lejuar transmetimin e internetit nëpërmjet linjave kabllore ajrore në vitin 2015 tha se këto kompani rrezikojnë seriozisht aktivitetin e 187 operatorëve të fushës dhe furnizimin e popullatës me internet. Në fakt edhe këtë fillim viti kompanite vijojnë të jenë në të njejtën situatë, linjat ajrore të internetit të varura në shtylla elektrike apo në ato të ndriçimit.Në qytetin e Shkodrës të shumta janë rrugët në të cilat telat e energjisë elektrike apo të lidhjeve të internetit tashmë janë kthyer në “rrjetë merimangash”. Mungesa e infrastrukturës së nevojshme për rrjetet kabllore është problem në shumë zona të tjera. Amortizimi si shkak i mosndërhyrjes apo edhe lënia e tyre në një ambiente të hapura ku këto tela i ndajnë një lartësi jo shumë e madhe nga toka përbën në një thirrje që duhen marrë masa sa më parë. Banorët përballen me frikën e ndonjë incidenti të mundshëm për banesat e tyre apo nëse ndonjëri rrezikon jetën nëse ndonjë nga këto tela shkëputet e bie në tokë.Më te rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit e kjo situatë në ndonjë rast mund të shkaktojë edhe tragjedi. Marrja e masave për sistemin e këtyre telave e kabllove të ndryshme edhe shumë e nevojshme në mënyrë që qytetarët të mos ndihen të kërcënuar për jetën e tyre, por edhe nga ana estetike e pamjes së qytetit.