Categories: AktualitetLajme

Kabllot si rrjetë merimangash / Rrugët pushtohen nga telat e varur duke u kthyer në rrezik

Kjo është panorama e cila ofrohet në pjesën më të madhe të pallateve dhe shtyllave elektrike në Shkodër. Menaxherët e kompanive të internetit vijojnë ende të mos zbatojnë vendimin që AKEP nxori 9 vite më parë.Vendimi i Rregullatorit të Telekomunikacioneve (APEK) për të mos lejuar transmetimin e internetit nëpërmjet linjave kabllore ajrore në vitin 2015 tha se këto kompani rrezikojnë  seriozisht aktivitetin e 187 operatorëve të fushës dhe furnizimin e popullatës me internet. Në fakt edhe këtë fillim viti kompanite vijojnë të jenë në të njejtën situatë, linjat ajrore të internetit të varura në shtylla elektrike apo në ato të ndriçimit.Në qytetin e Shkodrës të shumta janë rrugët në të cilat telat e energjisë elektrike apo të lidhjeve të internetit tashmë janë kthyer në “rrjetë merimangash”. Mungesa e infrastrukturës së nevojshme për rrjetet kabllore është problem në shumë zona të tjera. Amortizimi si shkak i mosndërhyrjes apo edhe lënia e tyre në një ambiente të hapura ku këto tela i ndajnë një lartësi jo shumë e madhe nga toka përbën në një thirrje që duhen marrë masa sa më parë. Banorët përballen me frikën e ndonjë incidenti të mundshëm për banesat e tyre apo nëse ndonjëri rrezikon jetën nëse ndonjë nga këto tela shkëputet e bie në tokë.Më te rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit e kjo situatë në ndonjë rast mund të shkaktojë edhe tragjedi. Marrja e masave për sistemin e këtyre telave e kabllove të ndryshme edhe shumë e nevojshme në mënyrë që qytetarët të mos ndihen të kërcënuar për jetën e tyre, por edhe nga ana estetike e pamjes së qytetit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

5 hours ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

5 hours ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

5 hours ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

5 hours ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

5 hours ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

5 hours ago

This website uses cookies.