Categories: KulturëLajmeLetërsi

Kadare nominohet për çmimin “Booker” me veprën “Kur sunduesit grinden”

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është nominuar për herë të dytë për çmimin “International Booker Prize 2024”

Sivjet nominimi bëhet për veprën “Kur sunduesit grinden” “A Dictator Call”, përkthyer nga John Hodgson.

Njoftimi u bë nga vetë “The International Booker Prize”.

“A Dictator Calls” ishte në listën e gjatë për Çmimin Ndërkombëtar Booker 2024, i shpallur më 11 mars 2024.

“Kur sunduesit grinden” është vlerësuar nga juria për meditimin magjepës mbi Rusinë sovjetike, autoritarizmin dhe një kohe që nxori shkrimtarë të mëdhenj.

Rrëfimi ngrihet mbi telefonatën e Stalinit me shkrimtarin Boris Pastrenak, ndërsa diskutohet arrestimi i poetit tjetër sovjet Osip Madestam. Nga tre minuta telefonatë, nis gjithë trilli misterioz i kësaj vepre.

Në vitin 2005 Ismail Kadare ishte fitues i këtij çmimi, i njohur ndryshe si “Nobeli tjetër”, me novelën “Ditë kafenesh”.

“Urimet më të përzemërta shkrimtarit Ismail Kadare, një rast i rrallë që propozohet dy herë për këtë çmim për “më të mëdhenjtë prej të mëdhenjve”, thuhet në reagimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

4 minutes ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

27 minutes ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

28 minutes ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

32 minutes ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

35 minutes ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

37 minutes ago

This website uses cookies.