RTSH vendosi në dispozicion të publikut një shportë të plotë produktesh televizive të cilësisë së lartë duke nisur që nga emisioni i mëngjesit e për të vijuar me emisionet e përditshme, “Jetë Shqiptare”, “Pasditja Ime”, emisioni “3D” gjithashtu edhe në netët e nxehta të Europianit.
Kjo ishte vetëm maja e ajsbergut, pasi gjatë 9 muajve të fundit, në të gjitha kanalet e RTSH janë transmetuar rreth 40 prodhime që të gjitha ekskluzive të ekranit publik.
Gjithsesi, misioni jonë nuk përfundon këtu pasi ky ishte vetëm një hap i parë. “Kafe me shqiptarët” është projekti më i fundit që u servir shqiptarëve telekomandën për t’i caktuar ata preferencat e tyre rreth programeve që dëshirojnë të shikojnë në ekran.
“Ky është projekti më i fundit dhe më i ri i RTSH-së. Ekipi drejtues ka menduar të rrisë cilësinë e programeve nga sezoni i ardhshëm, pavarësisht pasurimit të programacionit që u vu re gjatë këtij sezoni që mbyllëm. Projekti më i ri, më novativ që nuk është bërë më parë me shqiptarët është “ Kafe me RTSH”, që do të thotë se do të shkojmë në fshat, në qytet dhe do të flasim me të gjitha shtresat e shoqërisë dhe do t’i pyesim ata për atë që mungon në ekranet e tyre. Konkretisht çfarë do të donin të shikonin në sezonin e ardhshëm në Radio Televizionin Shqiptar. Duke marrë shkas nga sugjerimet dhe propozimet e qytetarëve, ato ide do të vihen në zbatim dhe do jetë të pasqyruara në sezonin e ardhshëm duke filluar nga muaji shtator”, tha kryeredaktor i RTSH 1, Olsian Laska.
Sezoni i ri po troket por RTSH nuk ka në kontratën me shqiptarët pushimet verore e për këtë arsye, ne jemi këtu për të vijuar pa ndalesa projektin për pasurimin e ofertës që ekrani publik po bën për njerëzit.
Pak pak ditësh starton Olimpiada “Paris 2024”, një eveniment që do të transmetohet ekskluzivisht në RTSH ndërsa një pjesë e madhe e fytyrës që do të marrë ekrani publik, duke nisur që prej shtatorit, sigurisht që do të ketë formën e fytyrës dhe dëshirave të shqiptarëve.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.