“Kafshimet e qenve mund të parandalohen”, fushatë ndërgjegjësuese në Shkodër për informimin e qytetarëve

“Kafshimet e qenve mund të parandalohen”. Është kjo motorja e fushatës ndërgjegjësuese e nisur me 4 Prill në Shkodër, që ka për qëllim informimin dhe evitimin e kafshimeve të qenve endacakë dhe atyre në familje. Kjo iniciativë e organizatës “Animals Need Me” është koordinuar me Spitalin Rajonal Shkodër dhe me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Sipas koordinatores së organizatës “Animals Need Me”, bashkitë duhet të bashkëpunojnë më tepër me njëra-tjetrën, sepse qentë që mund të importohen në Shkodër nga qytetet e tjera rrezikojnë të shtohen duke qënë se janë të pa sterilizuar.
Shpesh herë qentë janë agresiv, sidomos në rastet kur nuk kanë kontrollet përkatëse të veterinerit duke u kthyer në një rrezikshmëri për kalimtarët.