Kafshimi nga gjarpri, këshilla të vlefshme për të parandaluar rrezikun nga helmi

Rrezikshmëria e kafshimit nga gjarpri në stinën e verës rritet ndjeshëm, sidomos në zonat rurale. Thatësira dhe mungesa e ujit rrit efektin e helmit të gjarprit tek organizmi i njeriut. E rëndësishme është të evitohet kafshimi apo pickimi i gjarprit, por disa këshilla mund të jenë të vlefshme për të parandaluar më të keqen, në varësi të rrethanave.
Është shumë e rëndësishme të frenohet sa më gjatë efekti i helmit të gjarprit në trupin e kafshuar dhe në të gjitha rastet, anti vipera është e rëndësishme.
Anti vipera është e domosdoshme të jetë në çdo qendrër shendetësore, sidomos në zonat rurale ku kafshimi i gjarprit mund të jetë vertetë rrezik për jetën e njerëzve. Sidomos në stinën e verës, anti vipera nuk duhet të mungojë.
