Kalaja e Drishtit e lënë në harresë/ Banorët: Kushtet ku jetojmë janë shumë të vështira
Është ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilën ende banohet. Kalaja e Drishtit vetëm 15 larg nga qyteti i Shkodrës pjesë e njësisë administrative Postribë, gjendet në një kodër 800 metra të lartë.
Momentalisht aty jetojnë 8 familje sepse pjesa tjetër është shpërngulur, pasi kushtet ku jetojnë janë shumë të vështira.
Banorët që vazhdojnë të jetojë brenda mureve të kalasë së Drishtit, shprehen se këtu turistët nuk kanë as bujtina, as vende ku të çlodhen apo për të kaluar natën.Kalaja e Drishtit është një nga monumentet e rëndësishme të Shkodrës i piketuar për t’u pasur në konsideratë nga politikat për turizëm kulturor në këtë zonë, pavarësisht dëmtimit të skajshëm të saj.