Kalaja e Drishtit, megjithëse mungojnë investimet ky monument kulture vizitohet nga turistët
E ndërtuar në shekullin e 13-të si një qendër bizantine, kalaja e Drishtit është ndër të vetmet që ende jetojnë familje.
Ndonëse gjendja ku ndodhet nuk ka nevojë për shumë komente, sërish ky monument kulture tërheq interesin e turistëve për ta vizituar.
Arben Buhaj jeton së bashku me familjen e tij brenda kalasë. Ai bën udhërrëfyesin për të gjithë turistët që dëshirojnë të vizitojnë kalanë e Drishit dhe zonën për rreth.
Turistët, thotë Arbeni, janë të interesuar për t’u njohur me historinë dhe bukuritë e Drishtit.
Zona e Drishtit njihet për rëndësinë e saj ekonomike dhe kulturore që në kohët e hershme. Duke u mbështetur në gërmimet arkeologjike, mendohet se Drishti ka themel ilir ose romak.