Kulturë

Kalaja e Lezhës, do të ndriçohet me teknologjinë LED

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se ka nisur puna për ndriçimin e Kalasë Mesjetare të Lezhës.

Ndriçimi i mureve të jashtme dhe i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, si dhe hyrja e kalasë, dëshmi e ngjarjeve të rëndësishme historike, do rifitojnë madhështinë dhe rëndësinë historike të këtij fortifikimi.

Projekti parashikon rizhvillimin energjitik dhe artistik me vëmendje të veçantë në elementet identifikuese të Kalasë së Lezhës, duke rritur tërheqjen e turistëve drejt kësaj zone.
Ky projekt do të përdorë teknologjinë e ndriçimit LED, duke përfshirë sisteme të automatizuara për të ndriçuar kalanë në mënyrë efikase.

Kalaja e Lezhës do jetë fortifikimi i radhës, që do ndriçohet pas asaj të Shkodrës, Beratit dhe Gjirokastrës.

Kjo ndërhyrje bashkëkohore vjen falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Mobilizimi UÇK që ndodhi 26 vjet më parë

 Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për…

1 hour ago

Trump paralajmëron tarifat 50% për naftën ruse: Jam i zemëruar me Putinin!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur se ndihet “shumë i zemëruar” dhe “i mërzitur”,…

1 hour ago

Tërmeti shkatërrues në Mianmar, mbi 1.700 viktima. OBSH apel për 8 mln dollarë ndihma

OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë në ndihmë për përgjigjen e…

1 hour ago

Opozita turke bën thirrje për mitingje javore dhe bojkot më të thellë ekonomik, reagon Imamoglu

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu bëri thirrje për unitet me rastin e festës…

1 hour ago

Në Hagë do të kërkohet hedhja poshtë e disa pikave të aktakuzës

Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin…

1 hour ago

Balla: Marrëveshja e pensioneve me Greqinë, brenda mandatit të ri

Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë në…

1 hour ago