“Kalaja e mrekullive”, Dita e Muzeve festohet me aktivitete të larmishme në kalanë e Shkodrës
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Bashkia Shkodër DRTK dhe Muzeu Marubi etj, u bënë bashkë për t’i sjellë publikut një mori aktivitetesh dhe takimesh kulturore me në qendër edukimin, kërkimin shkencor dhe promovimin e vlerave muzeore të Shkodrës. Aktivitetet nisën në kalanë e Rozafës, e quajtur me këtë rast si “kalaja e mrekullive” ku publikun e pritën biseda, kuice, arkeologji, trashëgimi, pikturë, muzikë dhe argëtim për fëmijët që nuk duhen humbur.
Ndërsa më datën 18 maj, aktiviteteve të mësipërme do t’u shtohet ekspozita e partiturave, shoqëruar me një koncert vokal me vepra të kompozitorëve të qytetit.