Categories: KulturëLajmeHistori

Kalaja mesjetare e Dejës, rezidenca e fortifikuar e Zahariajve

Kalaja e Dejës është Monument Kulture, Kategoria l, shpallur si e tillë në vitin 1973.

Në grykën e fundit, të Drinit në krahun e majtë të rrjedhës, ngrihet një kodër shkëmbore të cilën vendasit e quajnë mali i Sh’Markut (Mali i Dejës). Maja më e lartë e saj arrin lartësinë 204 m. Pikërisht këtu është ndërtuar rezidenca e fortifikuar e familjes feudale të Zahariajve, njohur dhe si Kalaja e Dejës.

Në dokumentacionin historik mesjetar, gjenden dëshmi për rezidencën e Zahariajve.

Kështjella del gjërësisht në dokumentet mesjetare të shek. XV si Dagnum. Duke qenë e pozicionuar në kryqëzim rrugësh tregtare si ajo Shkodër-Lezhë dhe Shkodër-Prizren, qyteti ishte i pajisur dhe me zyrë doganore. Sipas dokumenteve të kohës, kjo kështjellë që në 1452 ishte e dëmtuar dhe kërkonte meremetim ndërsa në 1610 po sipas kronikave të kohës, kështjella ishte e shkatërruar dhe e braktisur.

Deja si qytet shkatërrohet përfundimisht në 1474 nga ekspeditat ndëshkimore osmane që kërkonin të depërtonin në brendësi të territorit.

Kjo kështjellë një fortifikim mesjetar, ruan hyrjen kryesore atë në jug që përshkon faqen anësore të një kulle drejtkëndore, kullat gjysmërrethore me mure të holla pa breza dhe me shtegun e rojeve qe krijohet nga platforma druri të mbështetura mbi trarë të dalë konsol.

Kështjella duke shfrytezuar terrenin merr formë katërkëndore, jo të rregullt, ku ka disa faza ndërtimi. Territori brenda ka qenë i banuar intensivisht, pasi ruhen ende gjurmë banesash, më shumë në gjendje pirgu gurësh si dhe një stere uji. Lartësia maksimale e mureve arrin në 2,5 m dhe gjerësia e tyre varion nga 50-60 cm, ndërtuar me gurë mesatarë të punuar pak dhe vendosur jo me shumë rregull dhe me shumë llaç.

Kalaja e Dejës

1 nga 6

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

5 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

5 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

21 hours ago

This website uses cookies.