Kalaja “Rozafa” mahnit të huajt, numri i vizitorëvë është gjithnjë e në rritje në këtë atraksion turistik

Kalaja e “Rozafës” po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorë dhe mbetet një nga  monumentet e kulturës  më te vizitueshme  nga  turistët  vendas dhe të  huaj. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës

Unë vij nga Gjermania dhe jam për herë të parë në Shqipëri. Sot zgjodha për të vizituar Shkodrën dhe kalanë “Rozafa” e cila mendoj se është shumë e bukur.

Jam nga Hollanda. Këtu është shumë bukur, klima qenka shumë e mirë ndërsa pamja nga lart shumë mahnitëse. Kalaja më duket tepër e veçantë , ndërsa dua të veçoj njerëzit në Shqipëri. Janë tepër mikpritës, të gatshëm për të ndihmuar.

Për mua është hera e parë që e vizitoj kalanë e Shkodrës. Duhet thënë se është hera e parë për mua në Shqipëri. Kam ardhur pardje me gruan dhe fëmijët nga Belgjika direkt në Shkodër. Ja vlen të shijosh mrekullitë e këtij qyteti” , shprehen vizitorët.

Kalaja “Rozafa” është monumenti historik më antik i qytetit të Shkodrës, ku në muret rrethuese të saj përfshihen ndërtimet e katër periudhave: Balshajt, zotërimi venecian, pushtimi osman dhe ajo e Bushatlinjve. Kjo kala përbën një nga objektet kryesore turistike të qytetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.