Categories: KulturëLajme

Kalaja “Rozafa” me një rekord të ri / Vizitorët treguan interes të shtuar edhe për rrjetin e muzeve të Shkodrës

Viti i kaluar regjistroi një numër rekord turistësh në vendin tonë. Shkodra ishte një nga qytetet më të vizituara të vendit. Italianët ishin ata që dominuan më së shumti. Sa i përket aseteve turistike të qytetit që shënuan numër të lartë vizitorësh, padyshim kalaja “Rozafa” mban vendin e parë. Mbi 125 mijë turistë u regjistruan në vitin 2023 në objektin e lashtë arkeologjik. Në krahasim me vitin 2022, ku u regjistruan mbi 94 mijë vizitorë, vërehet një rritje prej 31 mijë vizitorësh më shumë.

Të dhënat më të fundit sipas DRTK Shkodër për muajin janar të këtij viti flasin për vazhdimin e këtij trendi në rritje. Në muajin e parë të këtij viti u regjistruan 3542 vizitorë, ndërsa krahasuar me janarin e vitit 2023, ku u shënuan 2581 vizitorë, numrat flasin për një rritje me 961 vizitorë më shumë. Kombësitë që e vizitojnë kalanë “Rozafa” u përkasin shteteve të ndryshme duke nisur nga Italia e deri në Kinën e largët. Nëse trendi vijon i tillë, atëherë me shumë gjasa, ky vit do të shënojë një numër akoma më të lartë vizitorësh se viti i kaluar. Të ardhurat nga biletaria shënuan rritje me 20.6% krahasuar muajin janar të vitit 2023.

Pjesë e treguesve pozitivë gjatë vitit të kaluar ishte edhe rritja e interesit për rrjetin e muzeve të Shkodrës, i përbërë nga: Muzeu Historik, Muzeu i Kështjellës dhe Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës. Të trija ato regjistruan mbi 30 mijë vizitorë. Rreth 20 mijë vizituan Muzeun e Kështjellës, ndërsa nga 5 mijë Muzeun Historik dhe Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës. Risi mund të konsiderohet interesi i vizitorëve nga Rusia ndërsa pozitiv është fakti se ka një interesim në rritje nga vizitorët vendas.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka regjistruar numrin më të lartë të vizitorëve në vitin 2023 që nga krijimi i tij. Plot 19.220 vizitorë shënoi ky muze vitin e kaluar, nga të cilët: 52.7% femra dhe 47.3% meshkuj, shifër kjo 22% më e lartë se në vitin 2022. Në vitin e kaluar 42% ishin vizitorë vendas dhe 58% të huaj. Nga këta të fundit, vendin e parë e zënë vizitorët nga Italia dhe Franca, të ndjekur nga ata gjermanë dhe hollandezë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

22 hours ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

22 hours ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

22 hours ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

22 hours ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

23 hours ago

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës, fiton me rezultatin 3-0, zgjohen ëndrrat për në Botëror

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës. Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0, rezultat ky që…

23 hours ago

This website uses cookies.