Kalaja Rozafa numër i lartë vizitorësh/ Nga janari në korrik 2023, mbi 66 mijë v…

Kalaja Rozafa numer i larte vizitoresh Nga janari ne korrik

Kalaja Rozafa numer i larte vizitoresh Nga janari ne korrik

Kalaja Rozafa numër i lartë vizitorësh/
Nga janari në korrik 2023, mbi 66 mijë vizitorë në kala

Njëra nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, kalaja “Rozafa” vijon të njohë rritje të numrit të vizitorëve. Shifrat e publikuara së fundmi nga DRTK Shkodër për muajin që lamë pas, korrikun, tregojnë se kështjella e qytetit është vizituar nga 12 912 vizitorë ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ajo u vizitua nga 11 640 vizitorë që do të thotë se përgjatë muajit korrik të këtij viti pati rreth 1 272 vizitorë më shumë se vitin e kaluar.

Referuar statistikave të publikuara edhe për muajt e parë të këtij viti rezulton se ky sit i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore u vizitua në 7 muajt e vitit aktual nga 66 471 vizitorë në dallim nga viti që lamë pas ku pati 52 444 vizitorë, vërehet një rritje me 14 027 vizitorë më shumë këtë vit në raport me atë pararendës ndërsa në muajin maj të këtij viti rezulton të ketë patur një dyndje prej 21 442 vizitorësh.

Kalaja “Rozafa” është monumenti historik më antik i qytetit të Shkodrës ku
në muret rrethuese të saj përfshihen ndërtimet e katër periudhave: Balshajt, zotërimi venecian, pushtimi osman dhe ajo e Bushatlinjve. Kjo kala përbën një nga objektet kryesore turistike të qytetit.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.