Kalaja “Rozafa” rekord të ri – Rreth 128 mijë vizitorë nga e gjithë bota e kanë vizituar deri tani këtë sit

kalaja rozafa rekord f

Ky vit regjistroi një numër rekord turistësh në vendin tonë.

 Shkodra ishte një nga qytetet më të vizituara të vendit.Sa i përket aseteve turistike të qytetit që shënuan numër të lartë vizitorësh, padyshim kalaja “Rozafa” mban vendin e parë.

Rreth 128 mijë vizitorë u regjistrua në objektin e lashtë Arkeologjik. Edhe këtë të shtunë “Rozafa”, priti turistë të shumtë.

 “ Unë vij nga Polonia dhe është hera e parë për mua që vizitoj Shqipërinë.Sot është dita e parë këtu në Shkodër dhe bashkë me miqtë po ngjitemi të vizitojmë kalanë, çdo gjë është bukur”.

-Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë është shumë e bukur.Ka një javë që kam ardhu, më herët isha në Tiranë, tani nga Shkodra do të nisem drejt Valbonës e Thethit, ndërsa kalaja në pamje të parë duket shumë e bukur, po ngjitem ta shoh”.

-Për mua është hera e parë që po vizitoj Shkodrën, por jo Shqipërinë. Për herë të parë kam qënë rreth 35 vjec kur kam ardhur në Shqipëri. Në Shkodër po kaloj mirë me miqtë, do qëndrojmë edhe për disa ditë. Sot do të shohim kalanë”, shprehen vizitorët.

Ky është një tregues i mirë, që ky sit mbetet një nga parqet arkeologjike më të vizituara në të gjithë Shqipërinë, por edhe një sfidë për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë. Pozicioni gjeografik i Kalasë Rozafa i ka dhënë asaj gjatë shekujve një vlerë të rëndësishme strategjike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.