Kalaja “Rozafa”, vizitorë nga 25 shtete/Këtë vit mbi 17 mijë vizitorë më shumë se vjet
Njëra nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, kalaja “Rozafa” vijon të njohë rritje të numrit të vizitorëve. Ata vijnë nga Italia, Hollanda, Gjermania, Republika Çeke, Arabia dhe Azia. Bazuar në statistikat e publikuara nga DRTK Shkodër kalaja “Rozafa” është vizituar këtë vit nga 86 301 vizitorë, ose 17 433 vizitorë më shumë se vitin e kaluar duke e kthyer atë në sitin e dytë më të vizituar në vend pas kalasë së Gjirokastrës.
Drejtuesja e DRTK Shkodër Besara Podgorica në një komunikim për mediat rendit arsyet e këtij fluksi.
Megjithatë rritja e vizitorëve në kalanë “Rozafa” duket se dikton nevojën e krijimit të hapësirave më të mëdha për parkim.Kalaja “Rozafa” është monumenti historik më antik i qytetit të Shkodrës ku në muret rrethuese të saj përfshihen ndërtimet e katër periudhave: Balshajt, zotërimi venecian, pushtimi osman dhe ajo e Bushatlinjve. Kjo kala përbën një nga objektet kryesore turistike të qytetit.