Categories: Lajme

Kalendari artistik i dhjetorit festiv / Teatri “Migjeni” do të rezervojë për spektatorët variete, koncerte dhe dokumentarë

Muaji dhjetor pritet të jetë i pasur sa i përket aktiviteteve kulturore. Në kalendarin e publikuar për këtë muaj nga Teatri “Migjeni” vihet re se ky i fundit ka një seri shfaqjesh dhe koncertesh që do të zhvillohen përgjatë muajit të festave.

Drama e regjisorit italian Davide Iodice “Vizita” u rikthye edhe njëherë për spektatorët shkodranë. Ajo erdhi si triumfuese e tre çmimeve të festivalit teatror “Moisiu”. “Shfaqja më e mirë”, “Muzika më e mirë” dhe “Skenografia më e mirë” i dhanë një tjetër peshë kësaj shfaqje të interpretuar me mjeshtëri nga trupa e aktorëve shkodranë të Teatrit “Migjeni”.

Data 8 dhjetor e cila njihet ndryshe si “Dita e Rinisë” do të sjellë artistin e disa baladave të njohura në muzikën shqiptare Shpat Deda në koncertin e tij që do të mbahet në skenën e Teatrit “Migjeni”, ndërsa në datën 15 dhjetor pjesë e kalendarit të aktiviteteve është shfaqja e dokumentarit premierë kushtuar një prej ikonave të humorit shqiptar Paulin Prekës, mjeshtër i skenës.

Në datën 16 dhjetor holli i teatrit do të hapë dyert për ekspozitën e jetës së egër të fotografëve të natyrës nga Shqipëria dhe vende të tjera të globit. Në datën 17 dhjetor skena e teatrit do të “pushtohet” nga folklori përmes Festivalit Burimor, një traditë e përvitshme e zhvillimit të tij.

Në datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor do të shfaqë për spektatorët e tij varietenë “Gaz paç, o moj Shkodër”. Festa e Krishtlindjeve do të sjellë TKOB brenda Teatrit “Migjeni” me koncertin e artistëve nga kryeqyteti. Muaji dhjetor do të mbyllet në Teatrin “Migjeni” me koncertin “Ndërmendje”. Kalendari i pasur pritet të shtojë gjallërinë dhe atmosferën qytetit në ditët e fundit kalendarike të vitit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tabaku me senatorin italian: Shqipëria i përket BE-së. Terzi: Marrëdhëniet mes dy vendeve, në nivele të larta

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane ka pritur në një takim homologun Italian Gulio Terzi…

2 hours ago

Trajnimi nga ICITAP, Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcuar më tej hetimet proaktive

Me mbështetjen e ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistence Program) nisi trajnimi i Oficerëve të…

2 hours ago

Sovraniteti i Urdhrit Bektashian, senatori Terzi: Nevojitet thellim juridik

Sovraniteti i Urdhrit Bektashian ka qenë në fokus të vëmendjes mediatike jo vetëm asaj kombëtare,…

2 hours ago

Vllaznia absolute e boksit shqiptar – Titulli i 26-të kampion si ekip dhe Haxhillari më i miri i kampionatit

Kampionati Kombëtar i boksit për të rritur është komanduar tërësisht nga Vllaznia e Shkodrës, e…

3 hours ago

Trotuaret të zëna nga makinat – Policia bashkiake po aplikon gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve

Parkimet e automjeteve në mënyrë të gabuar kryesisht në rrugët dytësore në qytetin e Shkodrës…

4 hours ago

AKU: Konstatuam shkelje gjatë sezonit veror – Drejtori Haderi thotë se kontrollet vijojnë pa ndërprerje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër,  gjatë periudhës tre mujore qershor-gusht 2024,  ka kryer 636…

4 hours ago

This website uses cookies.