FLASH

Kalendari gregorian, kalendari “allafrënga” i shqiptarëve

Më 15 tetor 1582, vitit kalendarik iu hoqën 10 ditë, për të korrigjuar një gabim në përllogaritje.

Ende në shqip hasen shprehjet “kalendar allafrënga” dhe “kalendar allaturka”, ose “kalendar i ri” dhe “kalendar i vjetër”. Në thelb, bëhet fjalë për dy prej kalendarëve më të përdorur në Evropë e jo vetëm: kalendari gregorian (i riu) dhe kalendari julian (i vjetri).

Këta dy kalendarë sot ndryshojnë me 14 ditë mes tyre, ku gregoriani është 14 ditë më parë se juliani. Një shembull është tek nisja e stinës së re, kur ne festojmë datën 14 mars si “Dita e verës” dhe jo ditën e parë të muajit. Ndryshe nga ç’thotë populli (kalendar allaturka), kjo datë nuk ka lidhje me Turqinë, por me kalendarin e kohës së Jul Cezarit.

Që prej shekullit VIII dijetarë të ndryshëm kishin vënë re nevojën e një kalendari të ri. Por vetëm më 1582 ishin gati të gjitha përllogaritjet për korrigjimin e gabimit. Papa Gregori XIII, vendosi që pas datës 4 tetor 1582 nuk do të vinte data 5 tetor, por 15 tetor, duke korrigjuar gabimin e ndodhur që prej shek. XIII. Sipas kalendarit të ri, çdo vit që pjesëtohet me 400 do të jetë vit i brishtë, duke shtuar 1 ditë pas datës 28 shkurt. Papa Gregori e vuri re gabimin e kalendarit julian teksa i duhej të llogariste datën e pashkëve. Meqenëse të dy kalendarët, si ai Julian, si ai Gregorian, janë kalendarë diellorë, përllogaritja e tyre bazohet mbi rrotullimet e Tokës përreth Diellit.

Kjo ngjarje dhe kjo datë, shpjegohet më mirë përmes imazheve nga “Breve trattato gnomonico d’orologi solari”, kopjuar më 1843, dorëshkrim i ruajtur në Arkivin Qendror Shtetëror. Është shkruar në italisht, në 51 fletë letre me përmasa 252 x 175 mm nga një kopist anonim. Teksti shpjegon se çfarë është ora diellore, si funksionon, si ndërtohet dhe si lexohet, pasi orientimi nuk na nevojitet vetëm në errësirën e natës, por edhe në dritën e ditës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

37-vjeçari kallëzon ish- gruan / “Është larguar me fëmijët”, rasti vë në lëvizje policinë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë  Malësi e Madhe referuan materialet në…

3 minutes ago

Genc Barkiçi në “Histori Sportive” – Mjeshtër ndërkombëtar në peshëngritje: 13 tituj, 40 rekorde, 250 medalje

Emisioni “Histori Sportive” që transmetohet si zakonisht, çdo të premte në ekranin e RTSH Shkodra,…

7 minutes ago

“Abissnet Superiore” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit ndryshon oraret e takimeve, ja kur luhet Vllaznia-Partizani

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar oraret e takimeve të javës së 28-të. Ndryshimet janë…

26 minutes ago

Marsi kuqezi, 12 ndeshje të programuara për ekipet kombëtare

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha…

29 minutes ago

“Shkodra Elektronike” nga fitorja në Festivalin e Këngës deri në Eurovizion 2025

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca janë dyshja e "Shkodrës Elektronike", të cilët do të përfaqësojë…

31 minutes ago

Përplasja me Trump në Zyrën Ovale, ukrainasit mbështesin Zelenskin

Pak minuta pasi takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump…

32 minutes ago

This website uses cookies.