Kalendari i Javës së Parë të Kategorisë Superiore
Ishte shtyrë me një javë, por edhe tani që do të nisë, prapë nuk do të jetë i plotë. Sezoni i ri i Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar, 2023-2024 do të ngrejë siparin në fundjavë me ndeshjet e javës së parë. Sipas asaj që bërë të ditur Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë, përkatësisht të shtunën e 26 gushtit dhe të dielën e 27 gushtit 2023. Por, për shkak të impenjimeve në Ligën e Konferencës, aty ku Partizani ndodhet ende në garë, pasi do të marrë pjesë në fazën e “play-off”-it, dhe dhe një udhëtimi të gjatë në për në përballjen e Kazakistanit, klubi i të kuqve të kryeqytetit ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të Kategorisë Superiore ndaj Teutës.
Me miratimin edhe të klubit të futbollit “Teuta”, por dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo ndeshje do të luhet në një tjetër datë që do të përcaktohet në një moment të dytë nga Departamenti i Garave në FSHF. Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të nisë në orën 20:00. Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana.
Kategoria Superiore, Java 1
Partizani – Teuta E shtyrë
Egnatia – Skënderbeu 26.08.2023 17:00 Rrogozhinë
Vllaznia – Kukësi 26.08.2023 20:00 Shkodër
Laçi – Erzeni 27.08.2023 17:00 Laç
Dinamo – Tirana 27.08.2023 20:00 Elbasan