Kalifornia ne flake Rrezohet helikopteri zjarrfikes 3 te vdekur Tre
Kalifornia në flakë/ Rrëzohet helikopteri zjarrfikës, 3 të vdekur
Tre persona mbetën të vrarë pasi dy helikopterë zjarrfikës u përplasën në ajër ndërsa po shuanin një flakë në kontenë Riverside, në Kaliforninë Jugore. Si pasojë helikopteri Bell 407 u rrëzua duke i shkaktuar vdekjen tre anëtarëve të ekuipazhit.
Incidenti fatal ndodhi në tokën Apache në zonën e Cabazon, ku janë djegur dhjetëra hektarë bimësi, sipas AP.
“Një nga helikopterët u ul i sigurt. Fatkeqësisht, helikopteri i dytë Bell 407 u rrëzua dhe në mënyrë tragjike humbën jetën të tre anëtarët, të cilët përfshinin një shef të divizionit të Cal Fire, një kapiten Cal Fire dhe një pilot klient me kontratë”, tha shefi i rajonit jugor të Cal Fire, David Fulcher gjatë një konference për shtyp.
Hetimet po vazhdojnë për shkaqet e rrëzimit dhe nëse janë përfshirë avionë të tjerë.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.