Kalimi i paligjshëm i kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari, banues në Shkodër

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Kufitare Shkodër, operacionin policor të koduar “Near 2”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi me inicialet S. G., 28 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.