Kalimi në pikat kufitare – Vetëm më 1 janar ka pasur rreth 10 300 hyrje – dalje
Më së shumti në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit janë regjistruar dalje. Emigrantë, të cilët pas festavë rikthehn në vendet ku punojnë e jetojnë
Fillimisht u punua me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, por me fluksin e shtuar P.K.K Muriqan vendosi që edhe njërin nga sportelet hyrëse ta vendosë në shërbim të qyetarëve që lënë vendin tonë duke shmangur kështu pritjet e gjata.
Për shkak edhe të ngjarjes së rëndë që u shënua në shtetin fqinj, pala malazeze nuk vuri në funksion procedurat e pershpejtuara duke shtuar rradhët pranë palës shqiptare.
Vetëm më 1 janar, në Muriqan dhe Han të Hotit janë regjistruar 10.300 hyrje- dalje.