Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Kallas mbërrin sot në Tiranë

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen e sotme në Tiranë rreth orës 16:45, në të parën vizitë zyrtare pas marrjes së detyrës. Kallas, mbrëmjen e sotme do të jetë në një darkë pune me Kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministren Belinda Balluku, Ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka.

Mëngjesin e 8 Prillit, Kallas pritet të mbërrijë në zyrën e Presidentit Bajram Begaj dhe rreth orës 10:00 në selinë e qeverisë ku, pas takimit me Kryeministrin, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për mbështetjen e Koridorit të 8-të.

Rreth orës 10:30 Kallas dhe Kryeministri Edi Rama do të jenë në një konferencë për shtyp.

Ndalesa e Kaja Kallas do të vijojë në Ministrinë e Jashtme  ku do të ketë një takim kokë më kokë me Ministrin Hasani dhe më pas me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu.

Kallas, gjatë qëndrimit në Tiranë, do të vizitojë dhe Europa House ku do të jetë në një panel mbi rolin e Ballkanit Perëndimor dhe të rinjve në integrimin evropian. Përfaqësuesja më e lartë evropiane largohet nga Tirana pasditen e 8 Prillit me mesazhe të rëndësishme për bashkëpunimin me vendin tonë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe mbështetjen për integrimin evropian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.