Kallëzimi për ndërhyrjen në serverat e PL, Meta në Prokurorinë e Tiranës: Proces mafioz për të më marrë partinë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur këtë të martë (14 maj) në Prokurorinë e Tiranës. Meta u paraqit për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë për pretendimet e vjedhjes së serverave në selinë e Partisë së Lirisë.
Më herë, Meta denoncoi një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë.
Pas dëshmisë së tij në prokurori para prokurorit Ndini Tavani, Meta foli për gazetarët duke thënë se e gjithë çështje me serverat “është mafioz” që ka për qëllim marrjen e partisë së tij, ndërsa akuzoi sërish kreun e SPAK se së bashku me Ramën qëndron pas kësaj ngjarje.
Meta akuzoi kryeministrin Rama se ka lënë në gjendje të mjerueshme Prokurorinë e Tiranës dhe gjykata e tjera në vend. Sipas tij “Ramafoma kujdeset vetëm për disa prokurorë të SPAK”, ndërsa pjesën tjetër e ka lënë në mëshirë të fatit me dosje pirg si mal.
“Është një situatë shumë e rëndë. Të vijnë të shikojnë gjendjen këtu dhe kjo ndodh për shkak të Ramaformës. Ramaforma kujdeset vetëm për disa prokurorë të SPAK dhe i mban në xhepin e tij dhe nuk do t’ia dijë fare për të gjithë prokurorët e tjerë që kanë male me dosje. UI bëj thirrje anëtarëve të PL që të vijnë të paktën të lyejnë muret e brendshme të kësaj prokurorie se është në gjendje të mjerueshme. I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL është si rezultat Ii treshes Rama-Agaçi-Dumani”, tha Meta.