Categories: LajmePolitikë

Kalo : Me gjithë ndryshimet, kushtetuta jonë është një dokument i qëndrueshëm sepse i ka rezistuar kohës

25 vite më parë ish-Presidenti Rexhep Mejdani firmosi shpalljen e Kushtetutës së parë të Shqipërisë pluraliste e miratuar me referendum. Hyrja në fuqi e ligjit themeltar të shtetit shqiptar u biseduan në  emisioni “Ekspres” në Rtsh, ku i ftuar ishte  Përparim Kalo, ish- gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kalo, duke folur mbi ndryshimet kushtetuese të cilat janë bërë në koto 25 vite, u shpreh se ,  nuk është problem që u bënë ndryshime sepse në gjykimin tonë, kushtetutat janë institucione të gjalla dhe pësojnë ndryshime, por nuk është duhen bërë ndryshime me qëllim favorizim politike.

“Me gjithë ndryshimet mendoj se kushtetuta jonë është një dokument i qëndrueshëm sepse i ka rezistuar kohës. Ndryshimet kushtetuese janë një pjesë e rëndësishme e jetësimit të kushtetutave, si dokumente jo të ngrira, ndaj ne shpesh e përdorim që kushtetuta është e gjallë sepse vijnë situata të reja të cilat duan rregullim”,u shpreh Kalo.    

Sipas avokatit Kalo, është një praktik e njohur dhe nuk duhet ta shohim këto ndryshime bardh e zi por rëndësi të bëhen për të mirën e interesit publik.

“Sepse në shumë raste ndryshimet tona janë bërë për të rregulluar qëndrimet apo pozicionet politike,  sikurse ka qenë ndryshimet e 2008. Në gjykimin tim këto ndryshime kanë sjell një destabilizim të marrëdhënieve mes partive politike sepse u eliminuan partitë e vogla , u ndryshua formula e zgjedhjes së Presidentit, ku Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota ndërsa Presidenti i Republikës me shumicë të thjeshte pas raundeve për të arritur konsensusin, 71 vota”, tha ndër të tjera ai.

 Por sipas tij, patjetër që mazhoranca duhet të kërkojnë konsensus në parlament për ndryshimet kushtetuese, por është evidente që një mazhorancë mund të ushtrojë dhunë politike për të favorizuar pozicionin e vetë në ndryshimet kushtetuese.

“Ndryshimet kushtetuese patjetër  kërkojnë konsensus politik e çdo lloji mazhorancë që të jetë por natyrisht mekanizmi i “dhunës” politike mund të çoj drejtë ndryshimit dhe favorizimin e saj në një moment të caktuar”, theksoi avokati.

Ndaj tha ai, nëse Kushtetuta është bërë me referendum, dhe ndryshimet kushtetuese të bëhen me referendum.

Ndër të tjera Kalo theksoi se, situata nuk është e këndshme për momentin por duhet kapërcyer sepse pavarësisht problematikave ne jemi një vend që funksionojmë dhe institucionet funksione nuk janë të bllokuara siç ka pasur në disa vende të ndryshme.

“Me gjithë ndryshimet mendoj se kushtetuta jonë është një dokument i qëndrueshëm sepse i ka rezistuar kohës. Sistemi po funksionon dhe kjo ka bërë që edhe Gjykata Kushtetuese ka ndryshuar profilin është bërë më e hapur me publikun. Ky komunikim me publikun i jep mundësi njerëzve të interesuar të kuptojnë çfarë po  ndodh në vend”.

Në fund ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, u shpreh optimist që deri në 2030 do ketë marr forme i gjithë sistemi i drejtësisë dhe të jene plotësuar vendet vakantë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

15 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

15 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

15 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

15 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

15 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

15 hours ago

This website uses cookies.