“Kam luftë me shfaqjet e banalitetit brenda familjes time politike”, rrëfimi i Edi Ramës
“Kam luftë me shfaqjet e banalitetit brenda familjes time politike”, rrëfimi i Edi Ramës për revistën Newsbomb.al
“Ka kohë që kam hequr dorë nga lufta verbale me banalitetin vërdallë në tërësi, më del e më tepron lufta me shfaqjet e banalitetit brenda familjes sime politike apo labirintheve të shtetit shqiptar”.
Edi Rama në një intervistë dhënë për revistën Newsbomb.al në numrin e shkurtit që del në datën 20, ka folur gjatë për reformat, qeverisjen, detyrën e tij si kryeministër dhe kur mendon se do ta lërë atë.
Në njërën nga pyetjet është përgjigjur dhe për raportin e tij të vështirë me gazetarët në Shqipëri, për të cilin Rama thotë se ka kohë që ka hequr dorë nga lufta me ta. Por çfarë vlerësimi ka për gazetarët dhe median?
Si e konsideron ai raportin me shtetin, qeverinë dhe partinë? Gjithçka do ta gjeni në revistën Newsbomb në numrin e radhës që botohet në 20 shkurt.