Kamala Harris mban fushatën në Xhorxha, shfaqet krah Barak Obamës

Zëvendëspresidentja Kamala Harris është shfaqur gjatë fushatës së saj në Xhorxha së bashku me ish-presidentin Barak (Barack) Obama.

Në fjalën e saj, Harris preku një sërë temash, sikurse droga, strehimi dhe sendet ushqimore.

E jona është një luftë për të ardhmen. Unë vij nga klasa e mesme dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Kujdesi shëndetësor duhet të jetë një e drejtë dhe jo vetëm një privilegj për ata që mund ta përballojnë atë”, deklaroi Harris ndërsa shtoi se kundërshtari i saj Donald Tramp (Trump) do të prishë ligjin rreth kujdesit shëndetësor të përballueshëm dhe do të heqë kufirin prej 35 dollarësh për insulinën.

Kandidatja demokrate riafirmoi mbështetjen e saj për të drejtat e abortit, duke iu referuar vdekjes së Amber Nikol (Nicole) Thurmanit, një gruaje nga Xhorxha, vdekja e së cilës u zbulua kohët e fundit se erdhi si rezultat i politikave të shtetit kundër abortit.

“Donald Tramp ende refuzon të pranojë dhimbjen dhe vuajtjen që ka shkaktuar … grave u mohohet kujdesi gjatë abortit”, deklaroi Harris.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.