Zëvendëspresidentja Kamala Harris është shfaqur gjatë fushatës së saj në Xhorxha së bashku me ish-presidentin Barak (Barack) Obama.
Në fjalën e saj, Harris preku një sërë temash, sikurse droga, strehimi dhe sendet ushqimore.
“E jona është një luftë për të ardhmen. Unë vij nga klasa e mesme dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Kujdesi shëndetësor duhet të jetë një e drejtë dhe jo vetëm një privilegj për ata që mund ta përballojnë atë”, deklaroi Harris ndërsa shtoi se kundërshtari i saj Donald Tramp (Trump) do të prishë ligjin rreth kujdesit shëndetësor të përballueshëm dhe do të heqë kufirin prej 35 dollarësh për insulinën.
Kandidatja demokrate riafirmoi mbështetjen e saj për të drejtat e abortit, duke iu referuar vdekjes së Amber Nikol (Nicole) Thurmanit, një gruaje nga Xhorxha, vdekja e së cilës u zbulua kohët e fundit se erdhi si rezultat i politikave të shtetit kundër abortit.
“Donald Tramp ende refuzon të pranojë dhimbjen dhe vuajtjen që ka shkaktuar … grave u mohohet kujdesi gjatë abortit”, deklaroi Harris.
Simptomat e ftohjes shpesh bëhen më të padurueshme gjatë natës, duke përshkallëzuar shqetësimet si kongjestioni,…
Unazat e fejesës kanë qenë një simbol i dashurisë, përkushtimit dhe unitetit për shekuj, me…
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë reaguar pas kërcënimeve tarifore të presidentit amerikan Donald Trump kundër…
Zyra kryesore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Uashington është mbyllur papritur këtë të…
Që nga viti 2020, në kohën e pandemisë së Covid-19 deri në fund të vitit…
Viti 2024 ishte i pesti që Qendra “Faktoje” monitoroi performancën e transparencës dhe mbajtjen e…
This website uses cookies.