Categories: LajmeRajoni

Kamberi: Numri i nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës ra me 58% në 20 vjet

Nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, përveç mungesës së librave të nevojshëm në gjuhën shqipe tani edhe po regjistrohen më pak nëpër shkolla.

Sipas deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në dy dekada, numri i nxënësve në shkollat fillore ka pësuar një rënie të fortë.

Në 20 vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë me 20 për qind në Serbi, por mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës rënia është jashtëzakonisht e madhe, 58%, më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultati i shpërfilljes me qëllim të minoritetit nga qeveria, diskriminim aktiv,” shkroi z. Kamberi në rrjetin “X”.

Sipas censit të organizuar në Serbi në vitin 2022, në Luginën e Preshevës ka më shumë se 57 mijë shqiptarë. Kësaj etnie i shërbejnë tre shkolla në gjuhën shqipe, dy në Preshevë dhe një në Bujanoc.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

1 hour ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

2 hours ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

2 hours ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

2 hours ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

2 hours ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

2 hours ago

This website uses cookies.