Kamera zbulon vrasësin e Ardian Nikulaj / Saraiva hoqi maskën nga fytyra pas krimit, pakujdesia ndihmoi në zbardhjen e ngjarjes
krimit, pakujdesia ndihmoi në zbardhjen e ngjarjes
28-vjeçari Portugez Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lam pas në Shëngjin, u zbulua përmes një kamera sigurie.Referuar dosjes hetimore rezulton se i riu portugez gjatë largimit pas kryerjes së krimit, në një moment nuk është treguar i kujdesshëm dhe ka hequr maskën që mbante në fytyrë. Ky veprim i tij gjatë kohës që po merrte motorrin për tu larguar është fokusuar nga një kamer sigurie, duke ndihmuar policinë dhe prokurorinë e Lezhës në zbulimin e autorit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tjerë.Autorësia e krimit është dokumentuar edhe me prova të tjera ligjore nga prokuroria e Lezhës, të cilët ju përcollen autoriteve marokene duke i bindur ata për ekstradimin e shtetasit Ruben Saraiva.Pas rivlerësimit të masës së sigurisë më 2 janar në Gjykatën e Lezhës e cila e la në burg pa afat, dosja hetimore me provat që e implikojnë në vrasje pritet t’i vihet në dispozicion 28-vjeçarit, i cili deri më tani pretendon se nuk ka lidhje me krimin.
Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia me dyshimin si porositës i vrasjes. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.