Kameron viziton Izraelin pas shpalljes së armëpushimit

Kameron

Kameron

Sekretari i Jashtëm britanik, Deivid Kameron ( David Cameron ) gjendet në Izrael pas shpalljes së armëpushimit në luftën me lëvizjen islamike palestineze “Hamas”.

Ish-kryeministri mbërriti të enjten në Izrael mes pasigurive të armëpushimit.

Marrëveshja për një armëpushim katërditor në Gaza duket se ka hasur një pengesë të minutës së fundit.

Një zyrtar i lartë izraelit tha se marrëveshja nuk do të hyjë në fuqi përpara të premtes, një ditë më vonë se sa pritej fillimisht.

Marrëveshja parashikon shkëmbimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, me të burgosurit palestinezë që pritet të lirohen nga Tel Avivi.

Pauza në luftime gjithashtu pritet të hapë rrugën për ndihmat humanitare në Gaza për të lehtësuar vuajtjet e qytetarëve që janë bombarduar dhe 
rrethuar nga Izraeli.

Sekretari i Jashtëm britanik vizitoi Kibbutz Be’eri, vendin e ngjarjes më të rëndë gjatë sulmit të Hamasit.

Vizita e Kameronit vjen një ditë pasi ai u takua me homologët arabë dhe islamikë, përfshirë Autoritetin Palestinez, në “Lancaster House” në Londër për të diskutuar krizën e Lindjes së Mesme.

Ministrat e Jashtëm nga Arabia Saudite, Jordania, Egjipti, Turqia, Indonezia dhe Nigeria, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe dhe ambasadori i Katarit morën pjesë gjithashtu në aktivitet.

Kameroni tha se grupi diskutoi se si të shfrytëzohej pauza e planifikuar në luftimet Izrael-Hamas për të shqyrtuar mundësitë për një të ardhme paqësore që ofron siguri për Izraelin, por edhe paqe dhe stabilitet për popullin palestinez.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.