Kamionçina dhe fouristrada përplasen ‘kokë më kokë’ në Milot, tre persona të plagosur

Një aksident është shënuar sot në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rreshen pranë urës së Zogut
Rreth orës 16:30 dy automjete janë përplasur njëri me tjetrin duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.
Në aksident janë përplasur kokë më kokë një kamionçinë dhe një fuoristradë, tip Audi.
RTSH raporton se, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime ne lidhke me këtë aksident.
