Categories: BotaLajmeSportFutboll

“Kampion dimri” mes rekordesh, statistikat flasin për Interin

Goli i dytë në kampionat i Davide Frattesit me fanellën e Interit, i jep mundësinë zikaltërve që të mbyllin në krye të renditjes fazën e parë të kampionatit italian (cilido që të jetë rezultati i Juventusit në ndeshjen e sotme, që edhe në rast fitoreje përballë Salernitanës mbetet 2 pikë larg skuadrës së Inzaghit).

Ndonëse nuk munguan polemikat në fitoren përballë Veronës, Interi ka fituar titullin simbolik “kampion i dimrit” në Serie A për herë të 18-të në historinë e klubit. Në 10 nga 17 precedentët, zikaltërit kanë arritur që të fitojnë titullin në fund të sezonit.

Kjo është hera e tretë, që kur fitorja vlen 3 pikë, që Interi fiton të paktën 48 pikë në 19 ndeshje të luajtura në kampionat (vetëm Mancini ka bërë më mirë se Inzaghi duke grumbulluar 51 pikë në sezonin 2006-2007 dhe 49 pikë në sezonin 2007-2008.

 Vendi i parë në renditje i zikaltërve bazohet në shifra shumë solide: Interi ka sulmin më të mirë të kampionatit italian (44 gola të shënuar), si dhe mbrojtjen më të mirë të turneut (9 gola ka pësuar Sommer gjatë fazës së parë).

 Përveç shifrave si skuadër, edhe lojtarët janë paraqitur shumë mirë në aspektin individual. Lautaro Martinez është lojtari i dytë në historinë e Interit që shënon më shumë se 15 gola në fazën e parë (16 ka shënuar argjentinasi këtë sezon), më mirë se ai ka bërë vetëm Icardi (17 gola në sezonin 2017-2018). Kapiteni i Interit është një nga tre lojtarët e vetëm në 5 kampionatet më të rëndësishme të Europës (bashkë me Mbappé dhe Kane), që ka shënuar mbi 15 gola në sezon në 4 vitet e fundit.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

3 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

3 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

3 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

3 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

5 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

5 hours ago

This website uses cookies.