Kampion në basketboll për meshkuj, Besëlidhja feston në sheshin kryesor të Lezhës
Beselidhja e ka festuar ne sheshin kryesor të Lezhës me qindra qytetarë titullin e parë kampion në basketboll për meshkuj. Ekipi i drejtuar nga Afrim Bilali është pritur fillimisht në Bashki nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu që ka falenderuar sportistët dhe sponsorët për këtë sukses të arritur që bënë krenar një qytet të tërë, ndërsa ka deklaruar se tashmë mbetet pjesë e rëndësishme ndërtimi i pallatit të sportit dhe sipas tij kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Presidenti i ekipit, Ylli Ujka, nuk e ka fshehur krenarinë për suksesin që e rendit edhe Lezhën në listën e kampionëve në basketboll, në një kohë kur askush se besonte.
Festimet për titullin e parë kampion të Beslidhjes në basketboll për meshkuj ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes.