Kampionati European Master Athletics, atletët shkodranë fitues të ditës së dytë, spikat Bledar Mesi
I nisur paraditen e së enjtes, paraditen e së premtes Kampionati Europian Master Atletics që po zhvillohet në Shkodër ka vijuar me ditën e dytë. Pas Diamant Pojës, që një ditë më parë meritoi medaljen e argjendtë, në ditën e dytë radhën nga atletët e përfaqësues shqiptare e ka pasur atleti i talentuar shkodran, Bledar Mesi. Në katër garat ku ai konkuroi, Mesi meritoi tre medalje të arta, dhe konkretisht në vrapimin 400 metra me pengesa dhe 800 metra, si dhe stafetën 4 herë 100 metra, ndërkohë që në vrapimin 400 metra ishte i dyti duke u mjaftuar me medaljen e argjendtë.
Krahas emocioneve të fitimit të medaljeve, Mesi ka nostalgji dhe emocion edhe për garimin mes kolegëve të tij shkodranë.
Kampionati Europian Master Atletics do të vijojë edhe për dy të tjera konkurimin e tij në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.