Kampionati Europian i Boksit U-22/Shqipëria e nis me humbje. Ariol Zeneli mundet nga Azrak Babirov

boksi

boksi

Ekipi Kombëtar i Boksit është pjesëmarrës në Kampionatin Europian U-22, ndeshjet e të cilit po zhvillohen në Budva të Malit të Zi. Në përbërje të kombëtares së Shqipërisë bëjnë pjesë tre boksierë: Ariol Zeneli 57 kg, Flavio Meta 75 kg, Gelian Rojku 92 kg, të cilët shoqërohen nga trajnerët e kombëtares së Shqipërisë, Zef Gjoni, Gëzim Zeneli dhe Lazarin Vila. Ballafaqimi i parë për kombëtaren e Shqipërisë ishte ai i peshës deri në 57 kg, ku boksieri ynë, vlonjati Ariol Zeneli, i cili pati përballë kundërshtarin e tij nga Azerbajxhani, Azrak Babirov. Një duel që është shoqëruar me rivalitet gjatë të gjithë ndeshjes, ndërkohë që në përfundim është shpallur fitues boksieri azer, Azrak Babirov. Në këtë mënyrë, kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje kampionatin Europian U-22 që po zhvillohet në Budva. Duket se qyteti malazez nuk sjell fat për boksin shqiptar, pasi një muaj më parë Shqipëria ishte pjesëmarrëse në Budva me kombëtaren e të rriturve ku Arjol Zeneli kategoria, Arjon Kajoshi, Senad Drini, Gelian Rojku kategoria, duke e mbyllur Turneun Europian të Boksit EUBC Cup pa asnjë fitore, gjë që solli eleminimin e boksierëve kuqezi që në turin e parë. Megjithatë, shpresat që të mos përsëritet dështimi i turneut të mëparshëm janë tek dy boksierët e tjerë, Flavio Meta 75 kg, Gelian Rojku 92 kg. Dhe, konkretisht, në ditën e dytë, rradha e konkurimit është për Flavio Meten e kategorisë 75 kg. Sipas kalendarit të Europianit, Meta do te boksoi kundër Aleksandru Marian Beleu të Rumanisë. Nisur nga forma e mirë sportive që ka shfaqur gjatë ditëve të grumbullimit në Shkodër, boksieri Flavio Meta, por edhe trajnerët e kombëtares janë optimist për marrjen e një rezultati pozitiv. Me të njëjtin optimizëm janë drejtuesit e kombëtares edhe për boksierin tjetër Gelian Rojku të peshës deri në 92 kg, boksimi i të cilit në ring pritet të jetë pasditen e së mërkurës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.