Kampionati i Futbollit në Plazh/Ekipi i Velipojës fiton trofeon dhe premion prej 1000 Euro

Kampionati i futbollit në plazh, është zhvilluar për herë të parë në plazhin e Velipojës falë bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me Federatën Shqiptare të futbollit. Për tre ditë më radhë, aktiviteti i cili ka mbledhur të gjithë pjesmarrësit nga e gjithë Shqipëria ka përcaktuar edhe fituesin e këtij edicioni të parë, ku fitues u shpall skuadra Velipoja. Për N/Kryetarin e Bashkisë Shkodër Rudin Beka, ku aktivitetit vjen për herë të parë për tu kthyer më pas edhe në traditë gjatë sezonit veror.Velipoja me trajner Besnik Ndoj është skuadra kampione e këtij edicioni, pasi triumfoi nga penalltitë ndaj skuadrës së Lyon. Një finale shumë e bukur dhe me emocion që prodhoi gjashtë gola, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3. Më pas nga penalltitë triumfoi skuadra e Velipojës me rezultatin 3-1. Ekipi i Velipojës fitoi trofeun e “Beach Soccer 2024”, si dhe premion e përcaktuar prej 1000 Euro. Në kampionatin “Beach Soccer 2024” morën pjesë 8 ekipe dhe në fund triumfoi skuadra e Velipojës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.